Faza e pare e kampionatit kombetar te futbollit per kafegorine e dyte eshte mbyllur ne menyren me te keqe per dy ekipet e Shkodres.

Behet fjale per Vllaznine B dhe Aden e Velipojes, skuadra keto qe jane mundur respektivisht nga Partizani B dhe Vora. Ne sfiden e luajtur ne stadiumin Reshit Rusi, kuqeblute e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa u gjenden shume shpejt ne disavantazh, megjithate, me dopieten e Adi Mehjes per Vllaznine dhe rrjetat e Hasaj dhe Llanajt per miqte, pjesa e pare mbyllet ne barazpeshe 2 me 2.

Kur pritej qe pjesa e dyte te dhuronte gol per Vllaznine ndodhe e kunderta. Eshte Berdufi per skuadren mike qe me golin e shenuar ne minuten e 56-te i jep fitoren Partizanit me rezultatin 2 me 3.

Nderkohe qe Vllaznia B mundej ne Reshit Rusi, ne te njejten kohe edhe Ada ben te njejten gje duke u mundur nga Vora me rezultatin 0 me 3. Ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin Adriatik golat per Voren u shenuan nga Mziu, Zekaj dhe Bakaj.

Pas kesaj jave kryeson Vora me 30 pike e ndjekur nga Luzi 2007 me 27 pike. Vllaznia B dhe Ada vijojne te mbajne vendin e nente dhe te dhjete me nga dhjete pike.

Artikulli paraprakFUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA – TIRANA AS 11-0
Artikulli tjetërBANDAT KRIMINALE SHKAKTOJNË 8 VIKTIMA BRENDA NJË JAVE, GJENDET DJALI I GROPOSUR