Vllaznia B ka arritur një tjetër fitore në Kategorinë e Dytë.

Kuqeblutë kanë arritur që të fitojnë 4-2 përballë skuadrës së Vorës. Vllaznia B ka dominuar në përballjen e luajtur ndaj ekipit kryeqytetas. Në fitoren 4-2 shkodranët kanë realizuar 2 gola që në pjesën e parë e më pas dy të tjerë edhe në të dytën. Dy golat e skuadrës mike kanë shërbyer për statistikë sepse Vllaznia B ka siguruar tre pikët ndaj Vorës në ndeshjen që u luajt në fushën sportive “Reshit Rusi”. Dy gola ka realizuar sulmuesi Dibra dhe nga një gol kanë shënuar Erkoçeviq dhe Halluni duke vulosur kështu në 4-2 këtë fitore. Pavarësisht se Vllaznia B arriti që të mund Vorën sërish mban vendin e dytë me 5 pikë larg vendit të parë që ruhet nga Egnatia. Skuadra e Rrogozhinës arriti që të fitojë në ndeshjen e radhës duke ruajtur kështu diferencën me rivalin më të fortë që është Vllaznia B. Pavarësisht kësaj kuqeblutë vijojnë që të jenë në ndjekie të Egnatias duke shpresuar edhe në ndonjë hap fals të kundërshtarit në ndeshjet e ardhshme. Egnatia sfidën e radhës do ta ketë në Shkodër jo ndaj Vllaznisë B por ndaj Adës së Velipojës. Velipojakëve u duhet fitorja dhe në rast se arrijnë të ndalin kryesuesit do ishte në një ndihmesë e konsiderueshme edhe për Vllazninë B.

Artikulli paraprakFRESSH MALËSI E MADHE, ZGJEDH KRYETARIN E RI
Artikulli tjetërRRËFIM – ALTIN XHAHYSA