Janë luajtur ndeshjet e javës së 9 t Kategorisë së parë në Grupin A. Për sa i përket grupit të “Play Off”-it Vllaznia B ka pritur në Shkodër ekipin e Tërbunit.
Një ndeshje shumë e fortë është zhvilluar pasditen e së shtunës në fushën sportive “Reshit Rusi” në mes dy ekipeve veriore. Të dy skuadrat siç dihet, janë në luftë për mbijetesë dhe fitorja e shkodranëve, u ka dhënë frymëmarrje atyre.
Kuqeblutë e trajnerit Kraja kanë fituar me rezultatin 2-1 në këtë sfidë. Ata kanë shënuar shumë shpejt të dy golat e kësaj ndeshje. Fillimisht me anë të Hallunajt që në minutën e 9-të i cili shfrytëzon një pakujdesi të mbrojtësve pukjanë në largimin e topit nga zona. Ndërkohë në minutën e 18-të Hajdari ka dërguar topin në rrjetë.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-0. Në të dytën ndërkohë, Jurgen Gjini ka shënuar të vetmin gol për Tërbunin por që nuk i ka mjaftuar për të marrë pikë. Pas përfundimit të këtij takimi trajneri Ervis Kraja u shpreh.
Ndërkohe edhe trajneri I Tërbunit shkodrani Kreshnik Krepi u shpreh se tashmë janë shumë të rrezikuar për të rnën në kategori të dytë.
Me fitoren e arritur , Vllaznia B siguron play out-in duke hedhur hapa drejtë shpëtimit të rënies nga kategoria e parë ndërkohë që pukjanët kanë një sfidë shumë të rëndësishme javën e fundit në fushën e tyre ndaj Korabit.