Vllaznia B i riktheht humbjes pas disa ndeshjesh rradhazi të fituara. Kuqeblutë kanë pasur përballë ekipin e Egnatias ku rezultati përmbyllës i këtij takimi ka qënë 0-1.

Kjo ndeshje është cilësuar si mjaft interesante pasi përballë ishin dy skuadra që kishin rivalitet të forte ndaj njëra tjetrës. Ky takim i vlefshem për javën e 10 të Kategorisë së Parë u zhvillua në fushën sportive “Reshit Rusi” e në përfundim të saj trainer Ervis Kraja shprehet se gjatë kësaj ndeshjeje humbën disa raste shënimi.

I pyetur rreth këtij takimi se ku çaloi Vllanzia B trainer Ervis Kraja shprehet se ekipi ka probleme në disa aspekte. Objektivi i ekipit të dytë të Vllaznisë mbete që të pozicionohen në vendin e pestë të tabelës së klasifikimit në mbyllje të këtij sesoni. Vllaznia B pas kësaj humbjeje ndaj Egnatias do të përgatitet tashmë për një tjetër ndeshje që do të zhvillohet po në shtëpinë e saj ku kësaj rradhe do të përballët me ekipin e Tërbunit.

Artikulli paraprakDOM EJËLL KOVAÇI, “NDERI I BASHKISË VAU DEJËS”
Artikulli tjetërVLLAZNIA DËSHIRON FITOREN NDAJ TIRANËS