Ekipi i dytë i klubit shkodran ka marrë një pikë me shumë vlerë pasditen e së shtunës në Pukë ndaj Tërbunit në një ndeshje mjaft delikate. Në fund të takimit të luajtur në “Ismail Xhemali”, është siguruar rezultati 0-0.
Ajo që duhet theksuar është fakti se zhvillimi i kësaj ndeshje është vënë në mëdyshje sepse disa prej lojtarëve të ekipit “Vllaznia B” gjatë paradites të së shtunës kanë patur probleme shëndetësore .
Për këtë arsye, drejt qytetit të Pukës kanë udhëtuar vetëm 12 futbollistë për zhvillimin e kësja ndeshjeje ndaj tërbunit!
Megjithatë, trajneri Ervis Kraja dhe futbollistët e tij kanë zhvilluar një ndeshje përgjithësisht të mirë, duke arritur madje edhe të shënojë një gol por që arbitri e ka anulluar dhe kështu ndeshja është mbyllur pa gola për asnjërën skuadër.
Gjithsesi barazimi i marrë nga pukjanëve vlen sepse ka bërë që ekipi i Tërbunit të mos i shkëputet më shumë në renditje duke ia lënë të hapur mundësinë dhe shpresat për të qëndruar në kategorinë e parë.