Këtë fundjavë janë luajtur ndeshjet e Kategorisë së Parë në Grupin A, ku Vllaznia B ka arritur të marrë një fitore jo shumë të lehtë përballë Burrelit, por që në fund rezultati ka folur pozitivisht për kuqeblutë e cila e ka larguar Vllazninë nga fundi i tabelës.

Takimi me skuadrën e Burrelit është zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi” kështu skuadra e dytë e klubit Vllaznia, ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e rradhës për kampionat.

Ka qënë goli i mbrojtësit Enes Isufi ajo që i ka dhuruar këtë fitore i cili është shënuar në minutën e 17, dhe kjo i ka mjaftuar kuqebluve për të marrë një trepikësh me shumë vlerë.

Ndeshja ka dhuruar jo pak emocione teksa rivalët në pjesën e parë kanë fituar të drejtën e një 11-metërshi por Melugja nuk ka arritur dot të shënojë dhe të barazojë.

Ndërkohë “Vllaznia B” ka patur në rradhët e saj në këtë ndeshje mesfushorin Florind Bardulla i cili prej disa javësh ka patur një dëmtim dhe nuk ka qenë në dispozicion të ekipit të parë.

Loja e tij në fushën e blertë me skuadrën e drejtuar nga trajneri Ervis Kraja ka treguar se po rikthehet në gjendje të mirë. Por përveç Bardullës, nga ekipi i parë në këtë ndeshje ka qënë edhe mbrojtësi Erdenis Gurishta që dha kontributin e tij në këtë fitore.

“Vllaznia B” me trepikëshin arritur i rrit shpresat vetes për qëndrimin në kategorinë e pare duke u pozicionuar ne vendin e parafundit me 33 pikë po aq sa Tërbuni dhe Burreli.

 

Artikulli paraprakDOMEN, SISTEMI VADITËS JASHTË FUNKSIONIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA U-17 RIKTHEHET TEK FITORJA