Kuqeblutë e trajnerit Kraja kanë arritur të marrin një fitore shumë të rëndesishme ndaj një rivali kryesor siç ishte Korabi. “Vllaznia B” ka fituar me rezultatin 3-1 në ndeshjen e luajtur pasditen e së shtunës ne fushën sportive “Reshit Rusi”.
Takimi është zhbllokuar që në minutën e 9 kur Ruqi kalon në avantazh shkodranët. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë gol.
Në të 60 Pusi do të dyfishonte shifrat por gëzimi i vendasve zgjati vetëm pak sekonda sepse Lleshi do të shënonte për Korabin. Megjithatë në minutën e 75-të do të jetë mbrojtësi Isufi që me kokë do të shënonte edhe golin e tretë për “Vllaznia B” që do të vuloste dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Ky lojtar ashtu si dhe në ndeshjen e kaluar, bëhët protagonist dhe shpëtimtar për skuadrën e tij me golat që shënon. Trepikëshi i arritur pritet të jetë shumë i rëndësishëm për ecurinë e mëtejshme të ekipit shkodran në kampionat. Trajneri Ervis Kraja në lidhje me këtë fitore është shprehur I kënaqur duke u shprehur:
“Ndeshja dhe fitorja me Korabin na rrit shumë shanset për një qëndrim në Kategorinë e Parë. Uroj të vazhdojmë me këtë ritëm dhe ekipi të mos ndalet me kaq edhe në ndeshjet e rradhës.
Falenderoj të gjithë djemtë për angazhimin e tyre dhe lojën e shfaqur në fushën e blertë. Kraja në fund ka falenderuar edhe dy miqt e tij të cilët I kanë qendruar pranë atij dhe ekipit në ndeshje të ndryshme duke I ndihmuar në këtë sezon të vështirë kuqeblutë e ekipit të dytë Vllaznisë.