Në fushën e “Reshit Rusi” është zhvilluar ndeshja e Vllaznia B – Partizani B .

Kjo sfidë ka rezultuar mjaft e vështirë për djemtë e Partizanit pasi ndeshja ka përfunduar në favor të skuadrës shkodrane 1-0. Në 90 minuta lojë goli u shënua nga Denis Dyca në minutën e 81. Pavarësisht 3 minutave shtesë që u dhanë, Partizani B nuk arriti që të barazonte rezultatin edhe pse loja është zhvilluar mjaft intensive ne sulm nga të dyja skuadrat. Vllaznia B renditet në vendin e dytë, ku ndeshjen e radhës Vllaznia B është një derbi ku luan ndaj Veleçikut. Synimet e trajnerit janë të kryesojnë edhe renditjen e klasifikimit në vendin e parë.

Artikulli paraprakKARDINAL ERNEST TROSHANI NË FAMULLIN E TRUSHIT
Artikulli tjetërVOLEJ, VLLAZNIA GATI PËR KUPËN E SHQIPËRISË