Vllaznia B këtë të shtunë do të zhvillojë ndeshjen në transfertë ndaj Tërbunit takim ky që do të mbahet në qytetin e Pukës.
Pavarësisht se në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Besës Vllaznia B mori një barazim 3-3 kësaj rradhe duket se vështirësisë janë nga më të shumtat për trajnerin Ervis Kraja dhe ekipin e tij.
Mungesat janë problemi kryesorë pasi disa nga lojtarët të cilët pritet t’i bashkohen ekipit të parë për ndeshjen ndaj Skënderbeut.
Kjo pasi së paku janë pesë lojtarë që do t’i mungojnë trajnerit Gjoka për në sfidën e së shtunës ndaj Skënderbeut dhe ato do të kompesohen me lojtarë të ekipit B të cilët mendohen të jenë Ruqi, Hajdari, Isufi, Pusi e Kapaklija.
Por problem mbetet mungesa e tyre në ekipin B pasi ata kanë qenë baza e ekipit dhe mungesa e tyre padyshim që do të ndikojë për keq. Por mungesat nuk mbyllen këtu pasi Borshi siç dihet është ende i pezulluar nga vendimi i Komisionit të Disiplinës.
Ndërkohë në mungesë do të jenë edhe Dibra, Hyseni, Hasanaj të cilët janë të dëmtuar prej javësh.
Këto mungesa të mëdha natyrisht që kanë ndikimin e tyre negative në skuadër ku përballë do të kenë një kundërshtarë të fortë ku edhe pse në fushë do të kërkohet arritja e rezultatit pozitiv të kuqebluve kjo gjë do të jetë e vështirë për tu arritur.