Vllanzia B të shtunën do të udhëtojë drejtë Shijakut ku do të zhvillojë ndeshjen ndaj Erzenit një ndeshje kjo që synohet të arrihet fitorja.

Edhe pse ekipi shkodran javën e kaluar fitoi ndaj ekipit të Besës së Kavajës ndaj Erzenit nuk do të jetë shumë e lehtë kjo pasi ekipi në fjalë aktualisht renditet në vendin e tretë në kuotën e 11 pikëve ndërsa Vllaznia ndodhet në vendin e 9 me pesë pikë. Gjithësesi për trainerin Ervis Kraja shpresohet shumë që në këtë takim të luajnë mirë në fushë e të arrihet fitorja.

Ndërkohë në këtë ndeshje mendohet se prezent do të jenë edhe futbollistët Hajdari, Pusi, Ruçi dhe Hyseni që për momentin po stërviten me trainerin Gjoka me ekipin e parë duke bërë që skuadra Vllaznia B të shkojë në Shijak me ekip të plotë ku sëbashku më to do të jetë në gatishmëri edhe portieri Alen Sherri .

Artikulli paraprak“QYTETI IM”, FEMIJËT PREZANTOJNË VAU DEJËSIN
Artikulli tjetërNDAJ TEUTËS KËRKOHET REVANSHI