Vllaznia B ka zhvilluar ndeshjen e fundit të fazës së dytë në kategorinë e parë ku si rivale kishte skuadrën e Burrelit. Takimi është zhvilluar në kryeqytet në fusha asnjanëse ku për tranierin e Vllaznia B ishte një avantazhë për skuadrën e tij duke mos ndjerë presionin por gjithësesi kjo nuk ka mjaftuar.
Në këtë ndeshje Vllaznia ka humbur në rezultatin 2-0 ku dy golat janë shënaur I parë në minutën e 62 me anë të Becka ndërkohë pavarësisht tentativave për të barazuar rezultatin kuqeblutë nuk ja kanë dalë.
Ndërkohë në minutën e 80 ka ardhur edhe goli I dytë dhe vendimtarë I këtij takimi I shënuar nga Ajazi I cili kështu ka dyfishuar shifrat për Burrelin. Tashmë Vllanzia B me këtë humbje mbetet në kuotën e 19 pikëve ku po me të njëjtat shifra është edhe skuadra e Burrelit duke rivalizuar me njera – tjetrën në zonën e rrezikut të rënies nga kategoria.
Tashmë ekipi I dytë shkodranë duhet të përgatitet maksimalisht për në fazën e tretë të Kategorisë së parë e cila do të rezervojë sfida të forta në vazhdim të cilat do të jenë edhe vendimtare sa I përket ecuris së mëtejshme. Vllaznia B këtë javë do të qendrojë pushim ndërkohë në javën e ardhshme do të ketë takimin e rradhës në transfertë me Korabin.