Vllaznia B ka pësuar humbjen e rradhës kësaj here ndaj ekipit të Besëlidhjes së Lezhës.

Rezultati përfundimtarë I kësaj ndeshjeje është 3-0 ky takim u zhvillua në qytetin e Lezhës. Për lezhjanët nuk ka qënë dhe aq e vështirë kalimi në avantazh pasi që në minutën e nëntë kanë shënuar për herë të parë në portë me anë të Ajazit ku duket që në fillim loja është dominuar pre tyre. Ndërkohë në minutën e 32 tashmë shënohet edhe goli I dytëme anë të Bangoura.

Në pjesën e dytë shkodranët u munduan të bënin ndryshimin e rezultateve me anë të zëvëndësimeve por nuk ja kanë arritur ku thujasë në minutat e fundit të kësaj ndeshjeje është sërish Ajazi që shënon edhe golin e tretë dhe përmbyllës të takimit Besëlidhja- Vllaznia B. një tjetër disfatë kjo për ekipin e dytë për klubin shkodran ku tashmë skaudra e Ervis Krajës kanë arritur të marrin vetëm dy pikë në këto gjashtë javë kampionat kun ë të gjitha ndeshjet e deri tanishme kanë pësuar humbje të njëpasnjëshme.

Artikulli paraprakRAMA INSPEKTON INVESTIMET NË SPITALE
Artikulli tjetërVOLEJBOLLISTËT E VLLAZNIA MUNDIN ELBASANIN 0-3