Ekipi i dytë i Vllaznisë ka zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore. Këtë herë, ata janë ndeshur me ekipin e Kategorisë së Dytë, Basania, në fushën sportive të Kompleksit “Hasaj” në Golem. Në fund të kësaj përballje, është fiksuar rezultati 4-1 në favor të kuqebluve, teksa ata arritën t’i shënojnë golat që në pjesën e parë me autorë Çobën, Maliqin, Salën dhe Delajn. Në pjesën e dytë, Basania fitoi një 11-metërsh që u kthye në gol nga futbollisti Alsid Tafili dhe në këtë mënyrë, i gjithë takimi u fitua nga “Vllaznia B” me rezultatin 4-1.
Tashmë, Vllaznia dhe trajneri Brdariç do t’i kushtojnë vëmendjen e duhur përgatitjeve të ndeshjes së fundjavës ndaj Tiranës.