Vllaznia ka zhvilluar ndeshjen e rradhës ku përbllaë kishte skuadrën e Luftëtarit takim ky që u zhvillua në qytetin e Vlorës. Edhe pse ishte një ndeshje ku të dy skukadrat ishin në kërkim të golit duket se do të ishin thuajse minutat e fundit ato që do të ndërronin faqen e kësaj përballjeje mes vlonjatëve dhe shkodranëve.

Pas një 11 metërsh të ekzekutuar pa rezultat të Vucaj do të ishte minuta e 85 ajo që do të kalonte në epërsi kuqeblutë ku Andi ribaj duket se po përjeton formën e tij më të mirë tek Vllznia.

E atëheë kur dukej se kuqeblutë kishin siguruar 3 pikëshin në Vlorë vjen edhe goli I barazimit nga vendasit në minutën e fundit shtesë që ua ngrin buzëqeshjen Vllaznisë në këtë sfidë.

Ndërkohë pas përfundimit të kësaj ndeshjeje trajneri Ernest Gjoka u shpreh se ishte për të ardhur keq pasi në këtë ndeshje kishin sikrifikuar shumë.
I pyetur nëse ky barzim ishte I drejtë tekniku Gjoka u shpreh se e rëndësishme ishte që nga kjo ndeshje të mos dilnin pa pikë.

Gjithsesi edhe një barazim nuk mund të konsiderohet rezultat i keq në një fushë tepër të vështirë si ajo e Flamurtarit.

Por tashmë skuadrës shkodrane u duhet të mbledhin forcat dhe të fokusohen në ndeshjen e së mërkurës e cila do të jetë ndaj Kamzës një tjetër rivali direktë. Takimi Vllaznia – Kamza do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Artikulli paraprakANDI RIBAJ: GOLI! BËJ DETYRËN TIME
Artikulli tjetërVLLAZNIA B HEDH HAPA DREJT MBIJETESËS