Vllaznia ka realizuar ndeshjen e parë miqësore për këtë sezon ndaj ekipit të Laçit, e cila përfundoi në barazim, me një gol të shënuar nga Edon Hasani i cili është edhe hyrja më e re në skuadrësn kuqeblu.
Miqësorja me laçianët vjen në një moment, kur skuadra ka hyrë në javën e tretë të stërvitjeve, që po i kryen në Shkodër. Edhe për teknikun Armando Cungu kjo ndeshje duket se i ka shërbyer për të parë parametrat e futbollistëve që ka në skuadër. Në deklaratën e tij për mediat tekniku Cungu tregon pritshmërit e tij ndaj kësaj miqësoreje .
Në miqësoren ndaj Laçit janë aktivizuar edhe disa lojtarë të cilët vinin nga Akademia e Vllaznisë ku në lidhje me performancën e tyre tekniku Cungu por edhe drejtori i Akademisë se Vllaznisë shprehen.