Eni Llazani ka filluar nga puna e tij në drejtimin e ekipit të Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Ai drejtori stërvitjen e parë të skuadrës në pallatin e sportit, ku filloi përgatitjet për ndeshjen e javës së ardhshme që kuqeblutë luajnë me Tiranën në Shkodër. Në fjalët e tij të para, Llazani tha se është krenari të drejtosh Vllazninë, ndërsa shtoi se e njeh mjaftueshëm ekipin kuqeblu.
Llazani foli edhe për synimet që ka me Vllazninë, ku tha se për momentin situata është shumë e vështirë, por gjërat do merren hap pas hapi.
Eni Llazani është një emër shumë i njohur si ish-basketbollist i kuqebluve dhe i skuadrave të tjera, teksa ai ka drejtuar për disa vite edhe ekipin e Kamza Basket dhe mbetet për t’u parë se si do të jetë kjo aventurë e tij e parë në krye të Vllaznisë.