Vllaznia në basketboll ka zhvilluar ndeshjen e rradhës pasditen e së premtes ndaj Kamza basket ku në këtë takim shkodranët kanë pësuar humbjen në rezultatin 76-53. Perioda e parë e këtij takimi është mbyllur në rezultatin 22-17, në të dytën 20-18. Ndërkohë në periodën e tretë është rritur edhe intensiteti i lojës ku rezultati shkon në 16-10 duke e përmbyllur më periodën e katërt në kuotën e 18-8.

Bëhet me dijë se që nga fillimi i këtij takimi e deri në periodën e tretë shkodranët kanë zhvilluar një lojë të mirë-ekuilibruar por që mesa duket fati ska qënë në anën e tyre në këtë takim ku në fund arriti të triumfojë ekipi kamzali. Vllaznia që nga fillimi i këtij kampionati ka realizuar një ecuri mjaft të mirë në ndeshjet e zhvilluara ku deri më tani kanë marrë pesë fitore dhe katër humbje e ajo që dhemb më shumë për Vllazninë është humbja me Partizanin në Shkodër të realuzuar rreth dy javë më parë.

Gjithësesi ekipi shkodranë kishte edhe një ndeshje për të zhvilluar e cila si rival do të kishte ekipin e Tiranës pork y takim është shtyrë për në vitin 2018. Vllaznia në basket në këto ndeshje të realizuara deri më tani vjen e renditur në vendin e 4 dhe në kuotën e 14 tre pikë larg venidt të parë ku me rikthimin në kampionat në janar më shumë mundësi që ekipi do të shënojë të tjera arritje pozitive e ku pse jo mund të pretendojë edhe vendin e parë në këtë kampionat.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET SHKRIMTARI SKËNDER DRINI
Artikulli tjetërFUSHAJ: JAM GATI TË MARR VLLAZNINË