Pavarsisht humbjes së Vllaznisë në futboll janë ekipi i basketbollit ata që nga ndeshja në ndeshje po korrin fitore. Pasditen e së mërkurës Vllaznia basket ka udhëtuar drejtë Durrësit për të zhvilluar ndeshjen ndaj Teutës.

Kjo fitore mund të quhet edhe një hakmarrje e shkodranëve të cilët në ndeshjen e parë të këtij kampionati humbën pikërisht ndaj këtij ekipi në fazën e parë. Djemt e Gjeçaj kanë fitura me rezultatin e ngushtë 74-72 ku pikët vendimtare janë shënuar në sekondat e fundit të takimit nga kapiteni i skuadrës Ervin Berdica. Në këtë takim të dyja skuadrat kanë luftuar fort për të marrë fitoren ku triumfues u shpallën shkodranët.

Duhet theksuar fakti se Teuta është një ndër kandidatet kryesore që pretendon titullin kampion , ndërkohë Vllaznia e cila është tërësishjt e përbërë nga basketboollistë shkodranë pavarësisht se e ka nisur sezonin e ri me vonesë ka arritur të shënojë një ecuri mjaft të mirë ku tashmë si synim kanë pozicionimin drejtë vendeve të para të renditjes .

Artikulli paraprakZJARR PËRBALLË GJYKATËS SË SHKODRËS
Artikulli tjetërZHGËNJEN VLLAZNIA HUMBET 2-0 ME TIRANËN