Basketbollistët e Vllaznisë prej thuajse një jave kanë rinisur stërvitjen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Ata rikthehen pas një shkëputjeje disa mujore të stërvitjes për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë pasur Bashkia Shkodër me Sportklubin dhe Shoqata e Basketbollit Vllaznia për mungesë dokumentacioni e shoqatës së basketbollit.
Por kryetarja e bashkisë Shkodër znj.Voltana Ademi e pyetur rreth arritjes së kësaj marrveshjeje dhe si do të jetë ecuria e basketbollit në Shkodër si tek femrat po ashtu edhe tek meshkujt ajo përgjigjet.
Natyrisht që mungesa disa mujore në stërvitje e baskëtbollistëve ka pasur edhe ndikimin e saj por tashmë me rëndësi është pjesëmarrjna në kampionatet kombëtare e që performanca e tyre të jetë dinjitoze siç jemi mësuar nga ekipi i Vllaznisë.