Nje qendersulmues senegalez ka firmosur te Vllaznia. Lajmi konfirmohet nga burime te “Star Plus TV” prane klubit kuqeblu. Nga sa mesohet, 26-vjecari Matar Dieye eshte afrimi i rradhes nga shkodranet dhe tashme mbetet vetem zyrtarizimi nga ana e klubit te Vllaznia, pasi eshte firmosur edhe kontrata, e cila nga sa mesohet do te jete nje-vjecare. Qendersulmuesi vjen pas aktivizimit te klubi i Bellinzona ne Zvicer, teksa sezonin e kaluar, ai ka luajtur ne 16-jave. Dieye eshte aktivizuar si titullar ne 5-ndeshje dhe ne 11-te tjera ka hyre ne loje si zevendesues, duke marre 497-minuta ne fushe, teksa ka arritur te shenoje edhe nje gol me Bellinzonen.
Nderkohe qe, me pare sulmuesi senegalez ka luajtur edhe per ekipe si Kups ne Finlande, Debrecenin ne Hungari, Goricen ne Kroaci, Olimpik Donetsk ne Ukraine dhe Karapaty Liev. Dieye ka luajtur edhe ne Malte, ndersa karrieren e tij e ka filluar ne Itali me Vicenzan ne Serine B. Dieye eshte nje futbollist shtatlarte, 1.91-metra i gjate, qe mund t’i beje pune Vllaznise dhe mbi te gjitha, te jete nje alternative e kapitenit Bekim Balaj ne qender te sulmit. Vlera e tij ne treg, sipas faqes se specializuar “Transfermarkt” eshte momentalisht 150-mije euro, ndersa kulmi i tij ka qene te Gorica, ku kartoni i tij ka shkuar edhe 700-mije euro. Tashme, mbetet per t’u pare se si do te shkoje kjo aventure e re e tij me klubin e Vllaznise.
Maringlen Zhivani