Mbrojtësi Sedat Berisha në një nga prononcimet e tij bëri me dije se ai dëshironte të vazhdonte të ishte pjesë e kuqebluve në Shkodër.

Ndaj shqiptaro-maqedonasit kishte një interesim konkret nga skuadra e Tiranës dhe Berisha i pyetur rreth kësaj oferte u shpreh se vijonte të ishte akoma nën kontratë me Vllazninë.

Ndërkohë sa i përket skuadrës shkodrane edhe pse kanë kaluar thuajse dy muaj që nga rënia në katergonë inferiore akoma nuk është marrë asnjë masë për rinisjen e punës me skuadrën e cila vijon të jetë me pushime.

Mesa duket kjo gjë ka ndikuar thuajse tek të gjithë lojtarët duke i bërë që ata të jenë skeptik në lidhje më ringritjen e ekipit në Kategorinë Superiore.

Ndërkohë nuk vonoi shumë dhe në dritë del që Sedat Berisha pretendonte shumën prej 10 mijë eurosh si paga të prapambetura por në reagimin e klubit shkodranë bëhej me dije se

të gjithë futbollistët në kontratën e tyre kanë firmosur edhe klauzolën në të cilën thuhej se në rast së ekipi bie nga kategoria lojtarët do të penalizoheshin me dy rroga.

Pra ndaj Berishës KF Vllaznia i detyrohet vetëm pagën e një muaji jo tre. Mesa duket kjo ka bërë që mbrojtësi shtatlartë të nisë të mendojë seriozisht largimin nga Vllaznia edhe pse kontrata e tij është e vlefshme deri në fund të vitit 2018.

Nëse Sedat Berisha vendos të kalojë tek ekipi bardheblu i Tiranës atëherë mbrojtësi kuqeblu i duhet të bisedojë me drejtuesit e klubit shkodran për të ndërprerë bashkëpunimin.

Nëse arrin që të prish kontratën me Vllazninë atëherë Tirana e pret krahëhapur mbrojtësin shkupjan i cili sezonin e tij debutues në Superligën shqiptare zhvilloi 18 ndeshje dhe realizoi 1 gol.

Sedat Berisha erdhi si përforcim i merkatos së janarit nga FC Shkupi tek skuadra e Vllaznisë e cila sezonin që shkoi ishte pjesë e Superligës Shqiptare.

Artikulli paraprakFERMERËT “KRYQËZOJNË” DREJTORINË E BUJQËSISË
Artikulli tjetërVELIPOJË, MARKU-POLICISË: KENI ARDHUR POLITIKISHT