Dy humbje radhazi dhe Vllaznia duket se nuk është më skuadër favorite për të fituar kampionatin. Pas humbjes në shtëpi me Egnatian, shkodranët bien edhe Kamëz përballë Kastriotit, që fiton 1-0. Një aventurë e re e nisur në mënyrën më të mirë për trajnerin Ardian Mema në krye të ekipit krutan.
Në harkun kohor të 30 minutave Kastriotit iu dëmtuan dy futbollistë, pork jo nuk demoralizoi vendasit. Për më tepër që në minutën e 31-të u rrit optimizmi, pasi Vllaznia mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Krujës. Goli I fitores do të vinte në minutën e 65-të. Zogaj përfiton kur topi mbetet në zonë dhe shtyn sferën në rrjetë. Vllaznia u përpoq të paktën të shmangte humbjes, por të kondicionuar edhe epërsia numerike e kundërshtarit e pati të pamundur. Kastrioti merr 3 pikë me shumë vlerë për mbijetesën.
Në ndeshjen tjetër, Bylisi i ka dhënë fund ecurisë negative dhe ka surprizuar 0-1 Egnatian në Rrogozhinë. Mbaron kështu edhe magjia e trajnerit Shpëtim Duro, që pëson humbjen e dytë në krye të stolit rrogozhinas.