KËRKOHET PËRQËNDRIM MAKSIMAL, NË DY TAKIME NDIKOI GJYKIMI. Bordi drejtues i Vllaznisë i përbërë nga pëse këshilltarët, kanë analizuar dhe situatën e fundit në kampin shkodran. Me emërimin e tyre nga Këshilli i Bashkisë menjëherë pas prishjes së kontratës me kompaninë zviceriane Gea sport. Menjëhërë me ardhjen e tyre u pa një ndryshim në menaxhim dhe rezultate të ekipit por tashmë humbjet janë rikthyer sërish.

Pikërisht, dështimi i fundit në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit, ka qenë në qendër të diskutimeve të bordit. Siç mësohet, bordi ka kërkuar një përqëndrim akoma më të madh nga lojtarët në fushën e lojës, pasi dhe skuadra do të duhet të ruajë ecurinë në kampionat, ndonse rreziku i rënies nuk shikohet si i pranishëm. Nga ana e tjetër dhe qëndrimi që do të mbajë vetë bordi drejtues nuk do të jetë shumë i lehtë. Kjo për arsyen se tifozët janë duke kërkuar që dikush të mbajë më shumë përgjegjshmëri për humbjet që po realizohen. Pra bordi është në një situatë ku kërkoeht dorëheqja e trajneri dhe lëvizjet e mundshme. Duke u nisur nga gjymsa e parë e sezonit, trajneri italian Baldo Raineri deri tani ka një besim absolut nga drejtuesit. Duke u ndalur tek tre ndeshjet e fundit të Vllaznisë në vitin 2015, drejtuesit e klubit pretendojnë se dy prej tyre janë humbur nga gjykimi i njëanshëm. Për këtë Vllaznia ka dalë në deklaratat për shtyp dhe në një farë mënyrë nuk është plotësisht përgjegjësi e ekipit për dështimet e realizuara, duke etiketuar kështu dhe Federatën Shqiptare të Futbollit. Ndeshja e radhës ajo ndaj Tiranës ditën e dielë do të vërtetojë sërish nivelin e ekipit shkodranë. Tirana pretendon një fitore ndonse është pa mbështetjen e tifozëve, ndërsa Vllaznia për të fituar besimin e tifozëve të saj që duket se e kanë braktisur.

Artikulli paraprakHAPET EKSPOZITA “INORGANIK”
Artikulli tjetërKODI CIVIL ITALIAN NË GJUHËN SHQIPE