Vllaznia ndaj Bylisit është një ndeshje që duhet ta fitojë shprehet trajneri i kuqebluve Mirel Josa. Pavarësisht objektivit për të marrë tri pikët, tekniku Josa kërkon një përqëndrim maksimal nga skuadra e tij pasi Bylis është një ekip që ka zhvilluar ndeshje të mira gjatë kësaj faze të pare.
Ajo që shqetëson teknikun Josa është mungesa e vazhdimësisë e rezultateve pozitive të Vllaznisë, gjë të cilën kuqeblutë duhet ta ndryshojnë.
Sa i përket tre lojtarëve të Vllaznisë të thirrur në kombëtare, Gurishta, Hakaj dhe Mala, tekniku Josa shprehet se skuadrën shkodran e dëmton largimi i tyre në Arabinë Sauditë por kjo ftesë nuk vjen gjithmonë dhe i mbështet.
Sa i përket emrit të vetë Josës nga Presidenti i FSHF Armand Duka si një prej atyre që mund të jetë i denjë për të qenë trajner i kombëtares Josa thotë se është një nder për tëp or për momentin vëmendja e tij është tek Vllaznia.