Vllaznia në futboll për vajza do të përballet ndaj ekipit anglez të Chelsea në ndeshjen që do të luhet në kuadër të fazës së grupe të Ligës së Kampionëve. Në prag të kësaj përballje të fundit që do të luhet në Shkodër trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka shprehet se sfida është e vështirë por pavarësisht kësaj kërkon një lojë sa më dinjitoze nga skuadra e tij.
Edhe pse Vllaznia e vajzave i ka humbur të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampioneve përballë ekipeve me diferenca të mëdha, trajneri Leka kërkon mbështetjen e tifozëve për sfidën ndaj Chelsea.
Futbollistja e Vllaznisë Megi Doçi thotë se do të futen në fushën e lojës për të dhënë maksimumin.
Ndeshja Vllaznia- Chelsea do të luhet më 16 dhjetor në orën 18:45 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Hyrja do të jetë e lirë duke i dhënë kështu mundësi të gjithë tifozëve të ndjekin këtë ndeshje të rëndësishme.