Vllaznia është zhvendosur në Austri për të vijuar përgatitjet për Europën. Ekipi shkodran luajti sot një miqësore ndaj Traiskirchen, duke fituar 0-1.
Takimi nisi shumë mirë për djemtë e Josës. Raste të pafundme por aspak konkretizim. Brenda 30 minutash Vllaznia rrezikoi disa herë portën kundërshtare, por nuk kishte shënjestrën e duhur. Pjesa e parë përfundoi pa gola.
Edhe pse vonoi, nuk mungoi. Në minutën e 76-të, klubi i Abissnet Superiore do merrte avantazhin me Vulaj. Vllaznia do të përballet me Universitatea Craiova në turin e dytë kualifikues të Conference League në fund të korrikut.