Trajneri i Vllaznisë Armando Cungu vlerësoi ardhjen e kryetares së bashkisë Voltana Ademi në stërvitje përpara ndeshjes së Kupës me Skënderbeun.

Duke folur edhe për sfidën me korçarët Cungu tha se kupa nuk është objektiv por do bëhet maksimumi. Cungu pranoi se ka ndërhyrje dhe telefonata nga persona të ndryshëm për të marrë lojtarë tek Vllaznia ndaj kërkoi që ta lënë të qetë. Ndeshjen e parë si trajner i Vllaznisë përballë Skenderbeut Cungu e quan një emocion ndërsa thotë se merkatoja është e hapur për kuqeblutë. Ndeshja mes Vllaznisë dhe Skenderbeut do të luhet në fushën sportive “Reshit Rusi”, takimi i parë zyrtar për kuqeblutë pas ndryshimeve të fundit në klub.

Artikulli paraprakSHKODËR, 1600 MËSUES PROVIM PËR KUALIFIKIM
Artikulli tjetërADEMI LË ZYRËN, NË FUSHËN E STËRVITJES PËR VLLAZNINË