Vllaznia në prag të ndeshjes që do të luaj në transfertë me Kukësin ka 5 lojtarë të dëmtuar dhe jo në gjendjen më të mirë.

Pavarësisht dëmtimeve trajneri i Vllaznisë Armando Cungu shprehet se kuqeblutë udhëtojnë për rezultat pozitiv. Tekniku Cungu lidhur me debatet në këshillin bashkiak për fondin për Vllazninë thotë se nuk i ka dëgjuar. Një përgjigje tekniku Cungu i dha edhe trajnerit të Kukësit Ernest Gjoka duke thënë se Vllaznia nuk di vetëm të mbrohet por edhe të sulmojë. Vllaznia shkon në Kukës pas një serie rezultatesh pozitive teksa i fundit ishte barazimi pa gola me Tiranën. Presioni mbetet në radhët e kuksianëve që janë një ekip pretendent, ndryshe nga Vllaznia.

Artikulli paraprakMASSAFRA: NJË NGJARJE QË NA JEP SHPRESË
Artikulli tjetërKLUBI VLLAZNIA: E PAVËRTETË SE BASHKIA DHA 120 MLN LEKË