KOMISIONI I DISIPLINËS DËNON ASHPËR TË DY EKIPET.
Komisioni i disiplinës, ka marrë sot vendimin lidhur me ngjarjet që ndodhën në 11 shtator, në “Loro Borici” të Shkodrës: Pasi analizoi gjithë ngjarjen, komisioni vendosi:
1. KF “Vllaznia” për dështim në përmbushje të përgjegjesive për organizimin e një ndeshje futbolli, përgjegjësi për sjelljen e gabuar të spektatoreve me pasoje hedhjen e sendeve të forta ne fushen e lojes duke shkaktuar akte të dhunes dhe nderprerje te perkohshme te lojes denohet me : zhvillimin e 10 (dhjete) ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin parkates si dhe 1.000.000 (nje milion) leke gjobe bazuar ne nenet 65/1, 65/2, 66/1, dhe 66.3/b te KDS.
2. KF “Tirana” per pergjegjesi ne sjelljen e gabuar te spektatoreve te saj, me pasoje hedhjen e sendeve te forta ne fushen e lojes duke shkaktuar akte te dhunes dhe nderprerje te perkohshme te lojes, si dhe duke pasur akte te ngjashme te perseritura denohet me : zhvillimin e 15 (pesembedhjete) ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin e saj si dhe 500.000 (peseqindmije) leke gjobe bazuar ne nenet 66/2, dhe 66.3/b te KDS.
3. Grupimi i tifozave “Tirana Fanatiks” per sjellje te dhunshme te perseritura ne stadiume denohen me mospjesmarje ne te gjitha aktivitetet futbollistike per sezonin 2014-2015,bazuar ne nenet 21,22, dhe 65/4 te KDS