KALAMISHI: TIFOZËT E TIRANËS PROVOKUAN SITUATËN. Drejtuesit e Vllaznisë kanë reaguar në një deklaratë për shtyp për situatën e ndodhur në stadiumin “Loro Borici” në ndeshjen Vllaznia- Tirana. Ka qenë administratori i klubit Neritan Kalamishi ai që ka deklaruar distancimin e klubit futbollit Vllaznia për situatën. Ndërkohë gjatë konferencës për shtyp, tifozët e tiranës kanë qenë akoma të pranishëm në stadium.
Në momentin që mediat janë larguar, ato janë sulmuar nga tifozat e Tiranës. Është dashur menjëherë ndërhyrja e forcave të policisë për të qetësuar situatën. Kjo ngjarje e ndodhur në Shkodër është e pazakonte. Vllaznia është ajo e cila do ta pësojë në të ardhmen, ndërkohë që pritet se cfarë masash dot ë marrë federata shqiptare e futbollit