Një takim që la shije të hidhur ishte ndeshja e fundit e Vllaznisë e clia luante kundër Partizanit në “Selman Stërmasi”. Kështu Vllaznia e mbylli 2017 me humbje dhe e pozicionuar në vendin e parafundit të tabelës së klasifikimit me vetëm 15 pikë të grumbulluara. Pas përfundimit të këtij takimi trainer Ernest Gjoka është shprehur se ky takim nuk shkoi siç duhet dhe se ndjek keqardhje.

Për Trainerin Gjoka ardhja e tij tek Vllanznia ka rezultuar jo pak e vështirë dhe sfiduese për të por ai shprehet se tek ekipi kuqeblu ka ardhur për të bërë diçka ndryshe. Trainer Ernest Gjoka u emërua zyrtarisht në pankinën kuqeblu me 19 tetor të këtij viti ku në ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka tentuar të bëjë edhe kthesën e ekipit shkodranë por që i ka rezultuar e vështirë.

Gjithësesi pas 16 javësh kampionat shpresohet që mbas merkatos së janarit të arrihet që në ndeshjet në vazhdim Vllaznia të arrij tek rezultatet dhe pikët e nevojshme duke iu larguar zonës së ftohtë të klasifikimit dhe të mos jetë pretendente për rënie nga Kategoria Superiore.

Artikulli paraprakVLLAZNIA SHPRESA TEK MERKATO PËR TË NDRYSHUAR
Artikulli tjetërINVESTIGIMI, REAGON UNIVERSITETI I SHKODRËS