Nuk ka prodhuar fitues sfida mes Vllaznisë dhe Erzenit, e cila u mbyll në barazim 1-1. Një ndeshje e luftuar deri në fund, por skuadrat u detyruan të ndajnë nga një pikë. Sfida u vendos nga dy golat e shënuar në pjesën e parë. Kuqeblutë shënuan të parët me Bekim Balajn në minutën e 29-të, por 11-minuta më vonë ishte Blazeviç që vendosi baraspeshën. Rastet nuk munguan as në pjesën e dytë, por asnjë nga skuadrat nuk e dërgoi dot topin në rrjetë.

Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, deklaroi se në pjesën e parë, shkodranët bënë mirë, ndërsa në të dytën, nuk kishin organizim në sulm.

Nga ana tjetër, trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi deklaroi se ekipi i tij meritonte më shumë dhe ishte më afër fitores.

Kjo është ndeshja e dytë pa fitore për Vllazninë, që mbetet në vendin e dytë me 50-pikë.

Artikulli paraprakBESIMTARËT KATOLIKË BEKOJNË BUKËN E PASHKËS
Artikulli tjetërRAMA URON BESIMTARËT KATOLIKË: ME ZEMËR TË MIRË PASHKËT