Vllaznia arriti të marrë një fitore me përmbysje në ndeshjen e rradhës në kampionat ndaj Dinamos. Dy nga tre golat e kësaj ndeshje u shënuan nga kapiteni Bekim Balaj dhe sulmuesi anësor Mehdi Çoba. Kapiteni i ekipit kuqeblu shënoi me kokë golin e tretë të Vllaznisë, duke vulosur fitoren ndaj Dinamos dhe padyshim që Balaj u ndje mirë për një gjë të tillë, mbi të gjitha se skuadra mori një fitore me vlerë në këtë përballje.

Sulmuesi tjetër, Mehdi Çoba, shënoi golin e tij të parë këtë sezon me Vllazninë, të cilin e festoi edhe me dy gjeste të ndryshme.

Për Bekim Balajn, ky ishte goli i nëntë në këtë sezon me Vllazninë, ndërsa për Mehdi Çobën i pari.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FITON ME PËRMBYSJE NDAJ DINAMOS
Artikulli tjetërFLUKS PRENOTIMESH PËR FESTAT E FUNDVITIT