TIRANA NUK PËRGJIGJET, KLUBI NUK KA FONDE. Vllaznia duket do të vuajë deri në fund dënimin e saj për t’i luajtur ndeshjet pa tifozë.
Kishte pak shpresë se gjërat do shkonin ndryshe por deri ditën e djeshme nuk ka patur ndonjë zhvillim në këtë drejtim. Klubi Tirana siç pat premtuar, nuk është ndjerë në këtë drejtim ndërkohë që klubi shkodran për momentin nuk I ka financat e duhura për të paguar kompesimin e këtij dënimi. Në këto kushte, parashikohet që kuqeblutë ta vuajnë deri në fund dënimin e dhënë nga komisionet e FSHF-së për të zhvilluar 10 ndeshje pa tifozë pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen e fazës së parë Vllaznia- Tirana. Deri më tani ka kaluar vetëm gjysma e këtij dënimi. Të mërkuren do të zhvillohet ndeshja me Kastriotin që fare mirë mund të zhvillohet pa tifozë dhe pastaj mbeten edhe 4 ndeshje të tjera deri në fund të pezullimit. Për ta konvertuar këtë dënim në anën financiare, Vllaznisë do t’i duhet të paguajë një shumë prej 20 milionë lekësh të vjetra por në fakt ajo e ka të vështirë ta bëjë këtë gjë. Megjithatë, kuqeblutë aknë kërkuar dhe në Federatë që ti fallen këto ndeshje meqenëse do të kalohet gjysma e dënimir, por edhe kjo mbetet për tu parë. Megjithatë ekziston mundësia që Bordi i ri të bëjë diçka në këtë drejtim dhe ai ta gjejë një zgjidhje. Kthimi i tifozëve për ndeshjen me Flamurtarin është mëse I domosdoshëm, edhe për ta ndihmuar skuadrën që ajo ta ndërpresë serinë prej 6 humbjesh rradhazi në kampionat.