NUK BËHEN PUBLIK EMRAT, SYNOHEN DHE PËRFORCIME.Skuadra e Vllaznisë, në merkaton e janarit ndryshe nga vitet e tjera do të kërkojë të shesë disa lojtarë përveç afrimeve që mund të bëjë.

Kjo lëvizje konfirmohet dhe nga drejtuesit e skuadrës të cilët, ndonëse nuk janë shprehur haptazi, kanë pranuar se kanë piketuar disa lojtarë që ti shesin në merkaton e janarit. Përsa i përket emrave nuk bëhen aspak të ditur, për shkak se nuk duan të kalojnë në eufori asnjë prej futbollistëve. Emrat do të publikohen vetëm pasi të arrihen marrëveshjes. Përveç, shtijes se kjo mbetet një alternativë dhe në bazë të ofertave që do të vijnë, një tjetër mundësi është dhe ajo e huazimit të lojtarëve të rinj, drejt skuadrave të huaja. Kjo ide është lëshuar nga drejtori teknik Armir Grima pas vizitës që ka patur në itali. Mëgjithatë këto lëvizje do të bëhen vetëm në janar.Arsyea është se në fazën përgatitore disa prej futbollistëve të rinj do të jenë dhe pjesë e ekipit kuqelbu për të përballuar pjesën tjetër të sezonit, pasi ato do të jenë një ndër shtyllat kryesorë të formacionit të parë. Përveç lojtarëve që aktivizohen sot, do të testohen dhe disa lojtarë të rinj nga akademia që do të mund të bashkohen në fazën përgatitore që do të realizohet në Mal të Zi. Tashmë Vllaznia ka hyrë në një tjetër fazë administrimi dhe do të kërkojë që ndryshe nga vitet e tjera të bëjë një menaxhim më të mirë në administrimin e ekipit. 

Artikulli paraprakMARCA, RONALDO MPOSHT MESSI-N
Artikulli tjetërDHURATA NGA “CATI FOUNDATION”