Vllaznia dorëzohet në Vlorë.

Shkodranët janë mundur 2-0 nga skuadra vendase e Flamurtarit Ka qenë një lojë e dobët e Vllaznisë që e ia vështirëson punën në luftën për mbijetesë pas fitores që mori Bylisi në Laç. Flamurtari shkon në kuotën e 20 pikëvë ndërsa Bylis dhe Vllaznia janë të parafundit me nga 19 pikë secila skuadër. Ndeshja nis mirë për Vllazninë teksa Kalaja ka mundësi të shënojë në minutën e 15’ por topi largohet më parë nga një mbrojtës. Pa u mbyllur pjesa e parë Vllaznia ndëshkohet nga një aksion pa shumë pretendime. Lushtaku gjendet i vetëm në qendër të mbrojtjes dhe realizon lehtësisht me kokë duke çuar skuadrën e tij me epërsinë e një goli në pushimin mes pjesëve. Kur pritej një reagim i Vllaznisë në pjesën e dytë, mbrojtësi Rudoviç bën një ndërhyrje të gabuar dhe vendasit fitojnë një 11-metërsh. Nga penalltia në minutën e 51’ Telushi nuk gabon dhe shënon golin e dytë që sjell qetësinë për vlonjatët. Në zonën e Flamurtarit ka rrëmujë por Kalaja nuk arrin ta çojë në rrjetë topin. Është minuta e 69’ kur Alvesh mund ta trefishojë rezultatin por gabon përballë portierit të Vllaznisë. Shkodranët përpiqen të ngushtojnë diferencën në minutën e 78’ por goditja e Dibrës ndalet nga një mbrojtës. Flamurtari arrin ta ruaj avantazhin e dy golave duke fituar në një ndeshje të rëndësishme, direkte në luftën për mbijetesë në fundin e tabelës së renditjes. Vllaznia rikthehet në pozita të vështira teksa në dy javët e ardhshme ka sërish ndeshje të vështira. Edhe pse të dyja do i luaj në Shkodër do t’i duhet që të përballet me ekipe si Laçi apo Kukësi.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakREAGON RAMA PËR PROTESTAT NË TIRANË: UDHËHIQEN NGA PD-ja
Artikulli tjetërLG G5, REVOLUCION NË BOTËN E SMARPHONE-ëve