KËRKOHEN PËRFORCIME ME LOJTARË TË DALË NGA AKADEMIA.Ekipi i Vllaznisë, këtë vit, sidomos në merkaton e janarit, do të kërkojë të bëjë disa përforcime tashmë të bëra publike. Por ditët e fundit, është mësuar se drejtuesit e skuadrës, pasi dhe janë konsultuar me stafin teknik, kaanë drejtuar sytë nga futbollistët shkodranë, të cilët kanë dalë nga akademia e Vllaznisë.
Kio vërehet qartazi, pasi nga burime mësohet se ka disa kontakte me futbollistë të cilët luajnë me ekipet e tjera e kampionatit shqiptar. Aktualisht nuk mund të flitet për emra konkret por për projekte dhe ide që kërkohen të realizohen. Fillimisht është duke u parë mundësia e afrimit të atyre lojtarëve të cilët janë të lirë të largohen nga ekipet ku luajnë dhe pa kosto të lartë. Përveç faktit se janë futbollistë që mund të kontribuojnë për skuadraën janë më pak të kushtueshëm se disa lojtarë të huaj, të cilët deri sot dhe nuk janë aktivizuar tek ekipi. Pra afrimi I lojtarëve shkodranë, ka dy anët e medaljes. Së pari, një futbollist shkodranë jep maksimumin e tij për skuadrën e tij, po ashtu kushton më pak dhe mund të aktivizohet më shumë se tek ekipet e tjera. Gjithsesi, pistat e para mbeten lojtarët të cilet nuk kanë kontrata shumë të larta por që edhe duan të rikthehen në Shkodër. Kjo do të mbetet lëvizja e parë, më pas, në qoftëse klubi shkodranë, nuk do të përforcohet ashtu siç i ka vendosur objektivat do të kërkojë të bëjë disa afrime të huaja. Pikërisht për lojtarët e huaj, drejtuesit janë duke u konsultuar me trajnerin Baldo Raineri dhe mikun e tij, Grigoleto, në qoftese do të ketë ndonjë futbollist cilësorë për tu afruar në merkaton e janarit.