Takimi i fundit i zhvilluar mes drejtuesve të Vllaznisë dhe trajnerit Armando Cungu duket se ka vënë në lëvizje krerët e kuqebluve.
Tashmë kanë nisur që të vendosen piketat për ndërtimin e një Vllaznie tjetër për sezonin e ardhshëm që të mos diskutojë më mbijetesën, kërkesë kjo e padiskutueshme e trajnerit Cungut por edhe e tifozërisë. Burime pranë drejtuesve të Vllaznisë bëjnë me dije se kanë nisur bisedimet me dy futbollistë cilësor të Superligës ndërsa janë fiksuar takimet edhe me dy lojtar të tjerë po nga Superliga. Nuk bëhet e ditur nëse janë lojtar shkodran apo as ekipet se ku luajnë. Gjithsesi ajo që është e sigurtë këta futbollistë me të cilët po tentohet të sillen tek Vllaznia, janë cilësor dhe ndër më të kërkuarit në kampionatin shqiptar. Nëse po punohet për të patur futbollistë të tjerë në ekip, drejtuesit kanë nisur bisedimet edhe me lojtarët që Vllaznia ka aktualisht. Kështu me shumë mundësi dy mbrojtësit Cicmil dhe Endri Vrapi mund të qëndrojnë në Shkodër edhe pse u përfol për një largim të tyre. Ende nuk janë mbyllur bisedimet edhe me ta por në horizont situata duke pozitive. Në të njëjtën kohë edhe me futbollistët kryesor shkodran që mbajtën peshën e ekipit sezonin që u mbyll pothuasje janë arritur marrëveshjet dhe pritet vetëm firmosja me ta. Nga ana tjetër mesfushori Jetmir Sefa i ka dhënë lamtumirën Vllaznisë duke u larguar nga ekipi ashtu siç edhe malazezi Rudoviç apo portieri Dragojeviç duke qenë se nuk janë në planet e stafit teknik. Drejtuesit bashkë me kryetaren e bashkisë po mendojnë edhe për një dorë sponsorësh që mesa duket janë gjetur ndërsa edhe pse nuk bëhen të ditur ata janë gati për ta mbështetur ekipin kuqeblu. Vllaznia tashmë po nis të futet në rrjedhën e duhur përsa i përket përgatitjeve për sezonin e ardhshëm edhe pse koha kalon përpjekjet janë për të ndërtuar një ekip që do qëndrojë në mesin e tabelës së renditjes.