VJEN  URUGUAJANI GUARDADO E PORTIERI ITALIAN BERTO.Më në fund tek Vllaznia kanë ardhur dy lojtarë të huaj në provë së bashku me sulmuesin Sebastian Soza, të pritur prej shumë ditësh. Së bashku me sulmuesin nga uruguaji ka ardhur një tjetër futbollist që luan si mesfushorë po nga uruguaji.

Bëhet fjalë për Ignacio Guardado. Në kërkimet e bëra për këtë futbollist mësohet se ai luan si mesfushorë me tipare sulmuese. Duket dhe nga pamjet në internet, të paktën nga to që rezervohen për këtë lojtarë, se kemi të bëjmë me disa aftësi teknike e taktike për ato që ka më shumë nevojë skuadra shkodrane. Mëgjithatë eksperienca ka treguar se lojtarët kanë patur gjithmonë diferenca me ato pamjet që janë shfaqur në internet. Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë pas ditës së hënë klur ky futbollist do të testohet akoma më mirë nga ana e trajnerit Baldo Raineri. Po ashtu lojtari i tjetër në provë, është një portier italian Luca Berto, por nuk ka shumë të dhëna për eksperiencën e tij. Këto dy lojtarë kanë mbërritur në kampin shkodranë ku dhe do të testohen për disa ditë. Ndërsa të hënën pritet ardhja e një tjetër futbollisti po në rolin e mesfushorit. Siç mësohet emri i tij është Pouye Mor nga Senegali. As për këtë futbollist nuk ka të dhëna, ndaj do të mësohet më shumë për të sapo të vijë në Shkodër. Këto janë dhe zhvillimet e fundit në kampin shkodranë. Siç kuptohet dhe nga lëvizjet në merkato, nuk priten shumë përforcime. Madje dhe ato pak ndërhyrje që mund të bëhen dhe kjo në varësi të cilësisë së lojtarëve, do të jetë në repartin e mesfushës. 

 

Artikulli paraprak“AT SHTJEFËN GJEÇOVI THESAR NË HULUMTIM”
Artikulli tjetërZBULIMI AMERIKAN, NË EUROPË 20 CELULA TË ISIS