Vllaznia e femrave është gati tashmë për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve që do të luhet ndaj kampionese kosovare, Hajvalia. Në prag të këtij dueli, trajneri Haris Lika ka dhënë një prononcim për mediat, ku u shpreh se objektivi i Vllaznisë është kalimi në turin tjetër të këtij kompeticioni, por gjithsesi theksoi vajzat kuqeblu i pret një sfidë shumë e vështirë.

Ndërkohë, kapitenja Esmeralda Franja shprehet se është një emocion i veçantë çdoherë kur Vllaznia luan në Champions League.

Nga ana tjetër, Megi Doçi ka besim se do ia dalin të shkojnë në finale, por sigurisht që për këtë ndeshje kërkoi edhe mbështetjen e tifozëve shkodranë.

Vllaznia e femrave do ta luajë këtë të mërkurë ndeshjen ndaj Hajvalisë, duke nisur nga ora 18:00 dhe në rradhët e vajzave kuqeblu, besimi është i madh për kalimin në turin tjetër të këtij kompeticioni.

Artikulli paraprakZJARRET NË LEZHË, 150 HA PYJE TE DJEGURA
Artikulli tjetër6200 VIZITA NË QENDRËN SHËNDETËSORE VELIPOJË