Vllaznia në futboll për femra do të luajë këtë të martë gjysmëfinalen e kthimit ndaj Partizanit. Në fakt, ndryshe nga meshkujt, “Final Four-i” në kampionatin e femrave është me dy takime vajtje-ardhje dhe pikërisht, këtë të martë, skuadra e Vllaznisë do të luajë ndeshjen e dytë në Shkodër ndaj Partizanit. Në prag të këtij dueli, trajneri Nikolin Leka, në një prononcim të dhënë për mediat, tha se pavarësisht rezultatit të ndeshjes së parë, Vllaznia do të futet në fushë sërish për një tjetër fitore.
Leka shtoi se objektivi i Vllaznisë nuk ka ndryshuar as këtë sezon, pra për të fituar titullin e 11-të kampion.
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Partizanit do të luhet këtë të martë në “Reshit Rusi”.