Vllaznia e femrave ka marrë një tjetër fitore në kampionat. Vajzat kuqeblu kanë fituar me rezultatin e thellë 8-0 ndaj Kinostudios, në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Miket nga kryeqyteti janë munduar të rezistojnë në pjesën e parë, e cila ka dhuruar vetëm një gol. Në fakt, ka qenë sulmuesja Klaudia Boriçi, e cila në minutën e 19-të e ka dërguar topin në rrjetën e portës së Kinostudios, duke kaluar në avantazh ekipin kuqeblu. Megjithatë, krejt ndryshe do të ishte situata në pjesën e dytë të këtij takimi.

Vllaznia do të shënonte edhe plot shtatë gola të tjerë, teksa do të ishte sërish Boriçi që do të dyfishonte shifrat në minutën e 50-të dhe më pas, e zakonshmja Megi Doçi do të shënonte katër gola njëri pas tjetrit. Në fund, nuk do të mungonte të shënonte edhe kapitenja Esmeralda Franja një gol, ndërsa ka patur edhe një autogol të futbollistes së Kinostudios, Xhemollari. Në këtë mënyrë, Vllaznia do të kompletonte fitoren e thellë 8-0. Pas kësaj ndeshje, trajneri Nikolin Leka u shfaq i kënaqur me këtë fitore.

Kështu, Vllaznia siguron fitoren e dytë rradhazi, duke kryesuar renditjen pas javës së dytë të kampionatit.

Artikulli paraprakI VODHI ME DHUNË PORTOFOLIN DHE CELULARIN NJË TË RIU, ARRESTOHET 19-VJEÇARI
Artikulli tjetërSHTYLLAT NDALIN VLLAZNINË