Vllaznia në futboll për femra u kualifikuan për të dytin sezon rradhazi në 32 ekipet më të mira të Europës. Shkodranet arritën të mundin me rezultatin 1-0 sllovaket e Spartak Myjava në ndeshjen e luajtur në qytetin e Petrovacit. Ishte futbollistja Jehona Shala e cila më një gol në minutën e 43 i dha fitoren Vllaznisë. Pas ndeshjes presidenti i Vllaznisë së femrave Lazër Matija dhe trajneri Nikolin Leka shprehen të lumtur për këtë fitore.
Autorja e golit Jehona Shala rrefen emocionet e kualifikimit.
Vllaznia do ta mësojë emrin e kundërshtares së radhës në shortin e datës 1 shtator dhe pas ndeshjeve me sistem vajtje-ardhje do të kërkojë për të dytin sezon rresht fazën e grupeve të UEFA Champions League për femra.