Përpara nisjes së ekipit drejtë Malit të Zi për ndeshjen e vlefshme për Champions League ekipi i Vllaznisë së femrave ka prezantuar blerjet e bëra gjatë kësaj merkatoje. Ka qënë presidenti Lazër Matija që ka bërë prezantimin e 8 lojtareve të reja të ardhura nga Amerika, Kosova dhe Mali i Zi.

Futbollistet të cilat janë bërë pjesë e Vllaznisë shprehen të emocionuara për këtë rrugëtim të ri ndërsa premtojnë se do të japin maksimumin e tyre.

Ekipi i Vllaznisë së femrave këtë të dielë në orën 18:00 do të luaj me fituesen e çiftit Breznica- Spartak Myjava ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Champions League.

 

Artikulli paraprakQYTETARËT: MBETURINAT PO DËMTOJNË IMAZHIN
Artikulli tjetërNIS EDICIONI I 13-të I SHKODRA JAZZ FESTIVAL