Vllaznia e futbollit të femrave ka prezantuar trajnerin e ri Haris Lika dhe përforcimet e reja të kësaj merkatoje. Tekniku Lika premtoi se do të bëjë maksimumin e tij në krye të ekipit kuqeblu për të synuar përsëritjen e suksesit historik të sezonit të kaluar, kualifikimin në grupet e Ligës së Kampioneve.

Presidenti Lazër Matija thotë se skuadra do të provojë edhe njëherë shijen e grupeve të Ligës së Kampioneve por gjithnjë mbetet një mision i vështirë.

Trajneri i mëparshëm Nikolin Leka tashmë do të ketë rolin e drejtorit sportiv tek Vllaznia e femrave, pozicion që e ka pritur me kënaqësi.

Në prag të ndeshjeve të vlefshme për “UEFA Women’s Champions League”, skuadra është përforcuar me 9-të futbolliste të huaja.

Vllaznia e futbollit të femrave po i jep dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjet e vlefshme për edicionin e sivjetshëm të “UEFA Women’s Champions League”, duele të cilat turin e parë do të zhvillohen në fillim të muajit shtator në Shkodër.

Artikulli paraprakFESTË PËR EMIGRANTËT NË LEZHË
Artikulli tjetërGJERMANIA PREZANTON PROJEKTLIGJIN PËR LEGALIZIMIN E KANABISIT