Vllaznia e femrave ka pësuar disfatë 0-2 ndaj Real Madrid, në takimin e parë të grupeve të Champions Leagu
Ashtu sicc pritej, madrilenet dominuan totalisht në fraksionin e parë. Madje, vajzat spanjolle regjistruan 13 goditje, shifër kjo rekord. Gjithsesi, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Vllaznia dorëzohet në minutën e 54-të, me mbrojtjen shkodrane që nuk mund të bënte asgjë ndaj Gonzales që dribloi bukur në zonë dhe më pas gjeti rrugën e rrjetës.
Pavarësisht avantazhit, të besuarat e Toril mbajnë të njëjtin ritëm, duke kërkuar kështu edhe golin e qetësisë në Shkodër. Real Madrid “tundi rrjetën” për të dytën herë me Carmona nëpërmjet penalltisë, çerek ore nga fundi, duke vulosur shifrat në 0-2.