Presidenti Lazër Matija ka prezantuar para mediave katër lojtaret amerikane të ardhura ditët e fundit duke filluar nga portieria Danielle Etzel, mbrojtësja e qendrës Cassidy Blanchard,

mesfushorja Hannah Dauzat dhe sulmuesja Amanda Doyle, ndërkohë që përveç amerikaneve është edhe malazezja Milica Vuliç që luan si mesfushore qendre. Duke folur në lidhje me merkaton e zhvilluar, presidenti Matija ka shpalosur edhe objektivat e Vllaznisë për ndeshjet e ardhshme.

Ndërkohë në emër të lojtareve të sapoardhura, ka folur amerikani Hannah Douzat e cila ka deklaruar se arsyeja e ardhjes në Shqipëri është të ndihmojë Vllazninë për të kaluar në turin tjetër të Ligës së Kampioneve.

Futbolliste e ekipit të Vllaznisë Ndeshjet e Ligës së Kampioneve Vllaznia do t’i luajë nga datat 7-14 gusht në Lituani dhe ndonëse do të jetë shumë e vështirë, ajo synon kalimin në turin e dytë të këtij kompeticioni shumë të rëndësishëm.

Artikulli paraprakRAMA ULTIMATUM KRYEBASHKIAKËVE: GATI NË GUSHT
Artikulli tjetërBEHAR RAMADANI I BASHKOHET EKIPIT TË VLLAZNISË