Vllaznia në futbollin e femrave është Ylli i Shqipërisë. Vajzat kuqeblu siguruan titullin e 10-të kampion radhazi. Ekipi shkodran fitoi edhe ndeshjen e fundit ndaj Tiranës në kampionat në shifrat 3-0 në stadiumin “Loro Boriçi” përballë tifozëve shkodran që festuan këtë sukses. Tre gola të Doçit, Gjergjit dhe Berishws i dhanë fitoren Vllaznisë e cila me titullin kampion të këtij viti të fituar vendos yllin në fanelë. Pas pjesëmarrjes vitin e kaluar në grupet e Ligës së Kampioneve, e para skuadër shqiptare që arriti ketë sukses, vajzat kuqeblu vendosin një tjetër rekord duke u bërë ekipi i parë që arrihnë 10-të tituj kampion radhazi. Në një tjetër sezon të shkëlqyer Vllaznia dominoi përballë të gjitha ekipeve duke qenë mbretëresha e pathyer e futbollit shqiptar. Vllaznia grumbulloi 53 pikë me 18 ndeshjet e fituara, pa asnjë humbje dhe pa asnje barazim. Vajzat e trajnerit Nikolin Lekaj nën drejtimin e Presidentit Lazër Matija edhe këtë sezon treguan se janë ekipi absolut në Shqipëri. Tirana dhe Apolonia tentuan të bëjnë rivalen por nuk ia arritën pasi Vllaznia triumfoi në të gjitha ndeshjet duke vërtetuar se mbetet e pamposhtur. Ky trofe i 10-të i Vllaznisë është një përgjegjësi më shumë për këtë ekip i cili do të kërkojë edhe njëherë të sigurojë një vend në grupet e Ligës së Kampioneve për të vijuar që të shkruajnë historinë e lavdishme që nisi 10-të vite më parë dhe që po kulmon tashmë me pjesëmarrjet në Ligën e Kampioneve.