Një ndeshje gati epike. Edhe pse pa gola Vllaznia dhe Kukësi rezultoi një përballje me shumë episode.

Në fund takimi u mbyll në barazpeshë 0-0 por tifozët patën çfarë të shijonin. Një minutë heshtje në nder të ish0ftubollistëve Kolë Gjoni e Lin Shllaku që u ndanë nga jeta dhe gazetarit Ramadan Bigza. Më pas Elvin Beqiri zyrtarizon lënien e futbollit dhe përshëndetet me tifozët të cilvë i dhuron edhe tufën me lule. Ndeshja nis me Kukësin më kërkues por tentativat e Pejiç ndalen nga portieri i Vllaznisë Agoviç. Në pjesën e parë Vllaznia nuk krijon shumë. Në minutën e 43-të Agoviç shmang një kros pa pretendime. Pjesa e dytë ka më shumë rivalitet. Pejiç kërkon gol në Shkodër si zakonisht por këtë herë Agoviç i thotë jo. Vllaznia ka rastin më të mirë me Shtubinën por që nuk godet saktë. Gjoka aktivizon shkodranin Guri për Kukësin ndërsa Cungu kundërpërgjigjet me kroatin Ëeitzer që debuton me Vllazninë. Skuadrat bëjnë gabime në mesfushë me pasime. Është minuta e 66’ kur Lena godet nga larg duke mos shënjestruar. Pejiç nuk dorëzohet dhe bën një tjetër tentativë duke goditur jo saktë. Ëeitzer do pak minuta për të dalë në lojën e tij. Në minutën e 77 gjen kokën e Bicaj por topi nuk shkon në portë. Sërish Ëeitzer, këtë herë provon vetë, topi nuk gjen rrjetën. Edhe Vecaj gjuan nga larg por topi nuk përshendet portën. Gocaj bëhet deçiziv duke shpëtuar portën e Vllaznisë me një top që largon në fund. Në fund del në pah një problem teksa për disa minutat shkëputet energjia elektrike dhe prozhektorët vonojnë për të ndriçuar sërish. Loja mbyllet me një goditje të Vecaj që nëse do shënonte do çonte Vllazninë në qiellin e 7-të. Nuk ka më kohë, Vllaznia dhe Kukësi e nisin me një barazim që mund të jetë edhe rezultati më i drejtë.

Artikulli paraprakLOTARIA AMERIKANE KA TE PERZGJEDHUR TE RINJ
Artikulli tjetërBERISHA I PERGJIGJET DONALD LU:JA KUSH ESHTE AL KAPONE NE SHQIPERI