KUQEBLUTË MUNDEN 1-2, HUMBASIN PENALLTI E GABOJNË NË MBROJTJE. Vllaznia e ka nisur me humbje vitin 2015 duke u mundur nga ekipi i Kukësit me rezultatin 1-2, brënda në “Loro Boriçi”. Shkodranët e kanë nisur në mënyrën më të keqe për vetë gabimet që realizuan në mbrojtje.

Një takim i shumëpritur për të gjithë të tifozët që treguan një interesim të kënaqshëm. Ndeshja nis e qetë dhe në momentin kur askush nuk e priti, Sykaj bën një gabim në mbrojtje, duke i krijuar hapësirën e duhur, sulmuesit të Kukësit, Pero Pejiç që të shënonte golin e parë. Ky rast nuk do të ishte i vetmi për vendasit që paralajmëruan se do të bënin të tjera gabime sidomos në repartin e mbrojtjes. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e kuksianëve. Ndërkohë me startin e fraksionit të dytë, Vllaznia duket më kërkuese në fushën e lojës. Kur pritej një reagim, vjen një goditje dënimi në favor të miqëve të cilët me anë të Lushtakut arrijnë të shënojnë golin e dytë duke vendosur kështu sigurinë e duhur përsa i përket rezultatit. Vllaznia nuk dorëzohet dhe mundohet të reagojë. Në disa aksione të njëpasnjëshme dhe presioni i lojës bën që mbrojtësit e Kukësit, të ndërhyjnë në mënyrë të gabuar në zonën e rreptësisë dhe të shkaktojnë penallti në favor të Vllaznisë. Shtubina është ai që merr përsiper ekzekutimin e saj duke mos u treguar i saktë e duke zhgënjyer kështu në humbjen e penalties. Këtu të gjithë menduan se ishte fundi i takimit, por për golin ka menduar i riu, Arlind Kalaja që u aktivizuar si titullar, tashmë pas largimit të Krujës. Kalaja, realizon një eurogol duke sjellë një entuziazëm në shkallët e stadiumit por duke treguar dhe aftësitë e tij individuale. Pas golit, shkodranët kanë dhe disa raste të tjera, sidomos me Shtubinën që nuk shfyrtëzohen në mënyren më të mirë të mundshme. Ky takim do të mbyllej dhe me një gabim të kapitenit Beqiri i cili i krijon mundësinë sërish Pejiç që të ishte i vetmi përballë portierit Selimaj por nuk tregohet i saktë në gjuajtje. Këtu përfundon çdo gjë dhe Vllaznia e nis në mënyrën më të keqe. Pas ndeshjes, trajneri Baldo Rainier u shpreh i kënaqur me lojën e ekipit të tij, ndërsa ai i Kukësit Shaqiri mendon se ekipi i tij e meritoi fitoren. “Nuk ka rendesi shume rezultati i takimit. Sapo ka perfunduar takimi une kam hyre ne dhomat e zhveshjes duke pergezuar lojtaret per ate cfare treguan ne fushe. Ne u ndeshkuam per golin qe pesuam pas nje gabimi qe beme, por mund te them se vazhdimisht kemi luajtur ne sulm dhe duke kerkuar golin. Gabuam ne disa rasdte dhe natyrisht ky eshte futbollit. Mos te harrojme se launim perballe nje ekipi qe pretendon per titullin kampion, por ato qendruan me shume ne pritje te gabimeve tona se sa te prodhonin nje loje. Persa i perket takimeve te ardhshme une nuk kam ndermend te bej asnje ndryshim, pasi skuadra dhe une kemi nje strategji ne lojen tone. E rendesishme eshte qe prodhojme loje dhe jemi kerkues. Futbolli ka vend dhe per kritika e une i mirepres ato dhe per ndeshjen e sotme por une jam i kenaqur me skuadren dhe menyren se si reaguan. Per takimin me Teuten, ne do te shkojme me objektivin e qarte per te marre pike, ashtu sic do te bejme ne cdo takim qe do te kemi”, ka thënë Raineri. Pas javës së 19-të, Vllaznia mbetet në kuotën e 23 pikëve aty ku e mbylli vitin 2014. Ndërsa takimi i radhës do të jetë ndaj Teutës në transfertë, një përballje kjo kundrejt një kundërshtari të drejtëpërdrejtë për mbijetesë.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/IoJgovxjlrc” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPRISHTINA NË PROTESTA KUNDËR JABLLANOVIÇ
Artikulli tjetërBASHA FTON QYTETARËT: NESËR NË 11 FIKNI MAKINËN